Policia ia sekuestron 7kg drogë të dyshuarit në Merdar, aq ia gjeti edhe në shtëpinë në Prizren

by Nexhat

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdar ka ndaluar një veturë me targa të huaja. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 7 kilogramë marihuanë.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren janë sekuestruar 7kg marihuanë, 4 vetura, 1 telefon, 9 paketime me qese plastike, 2 aparate për vacuum, 2 peshore digjitale.

banner

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Me datën 09 shkurt 2026 Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një plan taktik të paraprirë nga hetimet paraprake, ku në pikën kufitare në Merdare është ndaluar një veturë e dyshuar me targa të huaja, e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në vlerë tregu rreth 35,000 (tridhjetë e pesë mijë €).

Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (e ndarë në 24 paketime),

 4 vetura,

 1 telefon,

 9 paketime me qese plastike, dy rollne plastike,

 2 aparate për vakum,

 2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy