A do ta respektojë VV aktgjykimin për nënkryetarin e Srpska’s, Konjufca: Kur Gjykata jep vulë, si në vitin 2014, ne tërhiqemi

by Nexhat

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ditën e sotme, është pyetur se a do ta respektojë kjo parti aktgjykimin e Kushtetueses lidhur me çështjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit jo shumicë serbe.

Për këtë, Konjufca, edhe pse s’dha përgjigje direkte, ai deklaroi se VV’ja asnjëherë s’i ka refuzuar aktgjykimet Kushtetuese.

banner

I njëjti, kujtoi edhe një aktgjykim të vitit 2014, pas të cilit, Konjufca shtoi, VV’ja ishte tërhequr nga qëndrimet e saj.

‘’Ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Gjykatës Kushtetueses. Deri tash vazhdimisht LVV, ato natyrisht kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Kushtetuesja, siç ishte rastin për shembull në vitin 2014, kur tha që ju nuk mundeni me bë shumicën, shumicën duhet ta bëjë vetëm fituesi i zgjedhjeve, ne u tërhoqëm dhe vazhduam sipas opinionit të Gjykatës jemi tërhequr”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy