Arrestohet në Prizren një person i kërkuar për “Grabitje”, i dënuar me mbi dy vite burg efektiv

by engel

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar dhe të dënuar me mbi dy vite burg efektiv për veprën penale “Grabitje” në Prizren.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 9 shkurt 2026, zyrtarët policorë të njësitit për realizimin e urdhëresave pranë Stacionit Policor në Prizren, pas veprimeve operative-hetimore dhe zbatimit të një plani taktik-operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin A.B., mashkull, 28 vjeç, nga Prizreni.

banner

I dyshuari kishte qenë në kërkim policor, pasi ishte dënuar me dy vite e 25 ditë burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren. Sipas Policisë, dënimi lidhet me veprën penale “Grabitje”, nga neni 316 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas arrestimit, A.B. fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa më pas është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit të shqiptuar nga gjykata.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe arrestimin e personave të kërkuar, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy