Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive për nesër nga ora 12:00.
Në një dokument që e ka siguruar Gazeta Express thuhet se kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, do të takohet me kryetarët e subjekteve politike sot në ora 17:00.
Në rend të ditës është pika “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës X të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.



