Karnavalet ndezin Shkodrën: Një javë magjie, ngjyrash dhe fantazie

by informim peje

Godina e bashkisë u transformua përmes një spektakli dritash me projeksione maskash shumëngjyrëshe mbi fasadën e saj. Çdo vit karnavalet e kthejnë Shkodrën në një skenë të hapur feste, me ngjyra dhe energji që ndihet kudo.

Me herët kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci premtoi se falë përgatitjeve të javëve të fundit, kjo karnavale do të jetë një festë që e tejkalon të zakonshmen: një javë e tërë magjie, ngjyrash dhe fantazie, ku Shkodra vishet me shpirtin e karnavaleve dhe pulson ndryshe.

banner

Festa do të vijojë deri të dielën, 15 shkurt. Në shesh do të ketë butafori artistike, karro alegorike, parada, personazhe groteske dhe të animuara, koncerte, etj, që përveç se do të përfshijnë qytetarët shkodranë do të tërheqin miq edhe nga jashtë Shkodrës.

Në Shkodër, tradita e karnavaleve vjen e dokumentuar prej 1860-ës, duke u kthyer në një nga elementët më të qëndrueshme të jetës kulturore dhe urbane të qytetit. Shkodranët kanë ruajtur ndër breza mjeshtërinë e punimit artizanal dhe shpirtin krijues të komunitetit.

Maskat veneciane janë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe përbëjnë një element simbolik të kësaj tradite, duke përfaqësuar një vlerë të veçantë kulturore dhe identitare, të ruajtur dhe të transmetuar brez pas brezi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy