Analisti Blerim Latifi, vlerësoi se opozita “nuk ka qëndrim” sa i përket çështjes së presidentit.
Ndërsa, sa i përket seancës së nesërme për konstituimin e Kuvendit, Latifi tha se Kurti i ka “numrat në dorë”.
“Albin Kurti i ka të gjithë numrat në dorë për me përmbushë një procedurë e cila çon në formimin e Kuvendit të ri dhe procedurat tjera që përfshijnë edhe formimin e qeverisë dhe institucioneve tjëra…”, tha Latifi në Pressing,
Ai shtoi se “humbësja më e madhe e kësaj periudhë të gjatë është opozita”, vlerësoi Latifi.
Tutje, Latifi tha se e ka përshtypjen që Kurti i ka thënë “Vjosa Osmanit unë t’i jap votat e mia për presidente nëse t’i arrinë me i siguru votat e tjera… Ditëve të fundit Vjosa Osmani ka fillu një fushatë sistematike për me arritë këtë kusht….”, shtoi Latifi.

