Llapi ‘rrëzon’ Dritën

by Nexhat

Llapi ka shkaktuar befasi duke e eliminuar Dritën nga Kupa e Kosovës, pas fitores 2-1 në Gjilan.

Llapjanët u shfaqen ekipi më i organizuar dhe i vendosur, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0.

banner

Arbnor Ramadani zhbllokojë ndeshjen në minutën e 17-të me një gol spektakolar nga distanca.

Në pjesën e dytë, llapjanët e dyfishuan epërsinë përmes Muhamet Hysenit, i cili u gjend mirë në zonë dhe realizoi për 0-2.

Drita reagoi vetëm në fund të takimit, kur Besnik Krasniqi shënoi nga pika e bardhë për 1-2, por goli nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin.

Me këtë humbje, Drita përfundon aventurën në Kupën e Kosovës dhe tani do të përqendrohet në kampionat dhe Ligën e Konferencës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy