Policia e Kosovës, raportohet se ka arrestuar dy shtetas bjellorusë, një shtetas rus dhe një shtetas shqiptar në Drenas.
Sipas burimeve të Tëvë1, bëhet e ditur se fillimisht të arrestuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Drenas, ndërsa më pas janë transferuar në Prishtinë.
Mësohet se në këtë rast është përfshirë edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës, e cila po heton aktivitetin e personave të arrestuar

