Presidentja Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit më 11 shkurt në orën 12:00

by engel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës për ditën e mërkurë, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00.

Vendimi i Presidentes vjen pas konsultimeve me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, si dhe duke pasur parasysh nevojën urgjente për krijimin e institucioneve të reja të vendit. Në fokus të këtij vendimi janë edhe miratimi i buxhetit të shtetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.

banner

Nga Presidenca bëhet e ditur se thirrja e seancës konstituive është bërë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi.

Seanca konstituive shënon hapin e parë drejt funksionalizimit të legjislaturës së re, ku deputetët do të bëjnë betimin dhe do të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit. Pritet që zhvillimet e së mërkurës të hapin rrugën për formimin e institucioneve të reja ekzekutive në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy