Tërmet në Kosovë !

by Nexhat

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së martës në rajon, duke u ndier në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe zonat përreth.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC), tërmeti ka ndodhur më 10 shkurt, në orën 22:05.

banner

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në territorin e Maqedonisë së Veriut, në koordinatat 42.117 gjerësi veriore dhe 20.986 gjatësi lindore, me një thellësi prej rreth 5 kilometrash.

Sipas të njëjtave të dhëna, tërmeti është regjistruar rreth 23 kilometra në lindje-juglindje të Prizrenit dhe rreth 12 kilometra në veri të Tetovës.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundjet janë ndier nga qytetarët në disa qytete të Kosovës dhe rajonit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy