Thellohet misteri i transferimit të Matetas te Milani, nga Palace thonë se ai s’ka nevojë për operim

by Nexhat

Jean-Philippe Mateta dështoi në testet mjekësore me Milanin, duke prishur transferimin e tij prej 30 milionë eurosh nga Crystal Palace, por sot Oliver Glasner insistoi se sulmuesi “nuk ka nevojë për operacion”.

Marrëveshja mes klubeve ishte arritur dhe ai kishte pranuar kushtet personale për transferimin në “San Siro”, në një paketë me vlerë mbi 30 milionë euro.

banner

Megjithatë, gjithçka u prish në momentin e fundit kur Milani kërkoi teste shtesë mjekësore në Londër, ndërsa stafi i tyre vendosi se Mateta nuk do të ishte i gatshëm për një periudhë për shkak të një dëmtimi në gju.

Madje u sugjerua se sulmuesi mund të kishte nevojë për operacion, gjë që do ta linte jashtë fushave për disa muaj.

Paqartësia vazhdon, pasi sot trajneri i Crystal Palace, Glasner, u përpoq të japë më shumë qartësi.

“Nuk mund të them dy javë, tre javë apo katër javë, por ai nuk ka nevojë për operacion,” tha Glasner.

“Kjo është shumë pozitive dhe shpresojmë që të kthehet shpejt.”

Në vend të kësaj, stafi mjekësor i Crystal Palace është i bindur se sulmuesit i duhen vetëm dy javë stërvitje individuale për të forcuar muskujt rreth gjurit.

Juventusi ishte gjithashtu i lidhur fort me Matetën gjatë afatit kalimtar të janarit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy