Të gjithë jemi të vetëdijshëm për efektet negative që nikotina dhe cigaret kanë në organizëm. Prandaj, nëse keni ndaluar së piri duhan ose ende e konsumoni, një nga hapat më të mirë që mund të ndërmerrni është të ndihmoni trupin në pastrimin nga nikotina.
Për ta përshpejtuar këtë proces, konsumimi i përbërësve të mëposhtëm mund të jetë i dobishëm.
Spinaqi dhe brokoli
Përveç rolit të tij në funksionimin dhe zhvillimin normal të trupit, acidi folik ndihmon edhe në proceset detoksifikuese të organizmit. Ai mund të merret jo vetëm në formë suplementesh, por edhe përmes ushqimeve si spinaqi.
Edhe brokoli rekomandohet, pasi është i pasur me vitaminë C dhe vitaminë B5, të cilat ndihmojnë organizmin të rikuperohet dhe të eliminojë toksinat.
Lëngu i portokallit
Lëngu i portokallit ndihmon në hidratimin e trupit dhe e furnizon atë me vitamina të rëndësishme, veçanërisht me vitaminë C. Shtrydhni lëngun e dy portokajve, shtoni pak ujë dhe konsumojeni mes vakteve.
Kivi dhe limoni
Pirja e duhanit ul nivelin e disa vitaminave të rëndësishme në trup, si vitaminat A, C dhe E, të cilat forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në mbrojtjen nga infeksionet. Konsumoni një kivi në ditë dhe pini lëng të freskët limoni çdo mëngjes për të ndihmuar në rikthimin e këtyre vitaminave.

