Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar “Kurti 3”.
E pyetur nga gazetarët për mungesën e saj në përbërjen e re, Hajdari uroi qeverinë dhe ministren e re të këtij dikasteri.
“Unë ju uroj shumë suksese qeverisë së re. Jam mese e lumtur që kolegia ime Mimoza Kusari e ka postin e ministres së Industrisë, Tregtisë. Nuk është patjetër një me qenë, duhet me qenë një kombinim i bukur”, tha ajo,
Ajo mohoi që largimi i saj nga kabineti të ketë lidhje me aktakuzën e rezervave shtetërore.
“Jo, asnjëherë”, tha Hajdari, kur u pyet nëse ka pasur ndonjë aktakuzë lidhur me rezervat shtetërore që mund të ketë ndikuar në mos-emërimin e saj

