Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar kryeparlamentaren e re të Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe gjithë legjislaturën e re.
Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës.
“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!”, shkroi Begaj

