Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja e shtetësisë në Hagë është obligim shtetëror e jo çështje partie

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se legjislatura e re po nis në një moment vendimtar.

Nga Hamza është deklaruar edhe se, mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror e kombëtar, përcjell Gazeta Express.

banner

Postimi:

Kjo legjislaturë e re po nis në një moment vendimtar për Kosovën. Mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror e kombëtar.

Në seancën e parë të punës do ta procedojmë për votim Rezolutën e hartuar nga ekspertët e pavarur, e cila kërkon një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, që mishëron standardet më të larta ndërkombëtare.

Presim mbështetjen e të gjithëve që besojnë në drejtësi, dinjitet dhe shtet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy