Hegseth anulon pjesëmarrjen në një takim të NATO-s

by informim peje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë të përfaqësuara në nivelin më të lartë për herë të dytë radhazi në një takim ministror të NATO-s këtë javë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi sot në një konferencë për shtyp në Bruksel se në vend të sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s nesër do të marrë pjesë zëvendëssekretari Elbridge Colby.

banner

Në dhjetor, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio gjithashtu kishte anuluar pjesëmarrjen në një takim planifikuar të NATO-s në Bruksel.

Mungesa e sekretarëve amerikanë në takime zyrtare të NATO-s konsiderohet jashtëzakonisht e rrallë.

Ish-zëdhënësja e e NATO-s, Oana Lungescu (2010–2023), shkroi se kjo mund të jetë hera e parë në historinë e aleancës që dy takime ministrash radhazi zhvillohen pa një sekretar amerikan, duke dërguar një sinjal negativ në një kohë të tensionuar për marrëdhëniet transatlantike.

Rutte tha se vendimi i Hegseth duhet të pranohet, duke theksuar se kontaktet e tij me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit vazhdojnë të jenë intensive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy