Igli Tare godet sërish: ylli kosovar drejt San Siros

by jonzefaj

Nuk mbaron me Jasharin, një tjetër yll shqiptar bëhet Rosoner.

Pavarësisht se është në garë të fortë për titullin kampion në Serie A, te Milan janë të vetëdijshëm se kanë nevojë për disa përforcime, për të qenë kompetitiv në të gjitha garat sezonin e ardhshëm.

banner

Mediat italiane zbulojnë se drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, po planifikon një goditje nga Hoffenheim.

Bëhet fjalë për mesfushorin kosovar, Leon Avdullahu, i cili po shkëlqen në Bundesligë këtë sezon.

Që nga transferimi i tij te Hoffenheim, Avdullahu po shkëlqen dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e Milanit dhe Tottenham.

Hoffenheim është në garë për tu kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit gjerman e vlerësojnë kartonin e Avdullahut 40 milionë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy