Ja kush e fiton BBVIP 5 sipas Luiz Ejllit

by jonzefaj

Luiz Ejlli la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP 5 pas tre ditësh qëndrimi brenda.

Pasi la shtëpinë, ai shkoi në studio, aty ku u shpreh: “Vetëm se kisha filmin, se nuk do dilja nga shtëpia”.

banner

Luizi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes së opinionistit Arbër Hajdari se kush e fiton Big Brotherin.

Fituesi i edicionit të dytë të këtij spektakli pa hezituar tha emrin e Artan Kolës.

Fituesi i Big Brother VIP 2 gjithashtu prezantoi dhe këngën e tij më të re “Më Merr”, që është gjithashtu edhe kolona zanore e filmit të tij dhe Kiarës, “Loja e Fundit”.

Artisti shkodran iu dha këshilla të shumta banorëve për lojën, duke lënë pas ofendimet, pasi duhet të jetë secili krenar për atë që bën brenda.

Për pak ditë, ai trazoi gjithë shtëpinë, ngacmoi banorët, bëri batuta e krijoi situata të shumta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy