Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja për azilin

by informim peje

Parlamenti Evropian miratoi ndryshimet në rregullat e procedurës së azilit të BE-së, të cilat synojnë përshpejtimin e përpunimit të kërkesave për azil. Eurodeputetët mbështetën krijimin e një liste të përbashkët në nivel të BE-së të vendeve të sigurta të origjinës dhe votuan gjithashtu në favor të një rregulloreje që rregullon zbatimin e konceptit të “vendit të tretë të sigurt”.

Sipas Parlamentit, lista e re e vendeve të sigurta të origjinës në nivel të BE-së do të mundësojë përpunimin e përshpejtuar të kërkesave për azil nga shtetasit e Bangladeshit, Kolumbisë, Egjiptit, Kosovës, Indisë, Marokut dhe Tunizisë.

banner

Sipas rregullave të reja, barra e provës do t’i takojë aplikantit, i cili duhet të dëshmojë se koncepti i vendit të sigurt nuk duhet të zbatohet në rastin e tij specifik, për shkak të një frike të bazuar mirë nga persekutimi ose rreziku i lëndimit serioz nëse kthehet në vendin e origjinës.

Vendet kandidate për anëtarësim në BE do të konsiderohen gjithashtu vende të sigurta të origjinës, përveç rasteve kur rrethanat përkatëse tregojnë ndryshe. Rrethana të tilla përfshijnë dhunën pa dallim në kontekstin e një konflikti të armatosur, një shkallë njohjeje të azilit në nivel të BE-së për shtetasit e atij vendi që tejkalon 20%, ose vendosjen e sanksioneve ekonomike të lidhura me veprime që prekin të drejtat dhe liritë themelore.
Raportuesi Alessandro Ciriani tha se lista e vendeve të sigurta të origjinës shënon një pikë kthese politike në menaxhimin e migracionit në BE.

“Me këtë legjislacion, një periudhe paqartësie i vjen fundi dhe vendoset një drejtim i qartë: rregulla të përbashkëta, procedura më të shpejta dhe më efikase, mbrojtje e së drejtës për azil për ata që e meritojnë dhe një qasje e vendosur për të parandaluar abuzimin. BE-ja po vendos rregulla të qarta dhe të zbatueshme, të bazuara në përgjegjësi të përbashkët”, tha Ciriani.

Komisioni Evropian do të monitorojë situatën në vendet e përfshira në listë dhe në vendet kandidate, dhe do të reagojë nëse rrethanat ndryshojnë. Ai mund të caktojë përkohësisht një vend si të pasigurt ose të propozojë heqjen e tij të përhershme nga lista./The GEOPOST

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy