Kuvendi voton në pako nënkryetarët, deputetët e VV-së lëshojnë pe, mbështesin edhe Listën Srpska

by engel

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur pesë nënkryetarët e rinj në kuadër të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Emrat e propozuar u votuan në pako, duke marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve në sallë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh Ardian Gola, nga Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitaku, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës Kujtim Shala. Në mesin e përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë u zgjodhën Slavko Simiq nga Lista Srpska dhe Emilja Rexhepi.

banner

Pro votuan 104 deputetë, tre ishin kundër, ndërsa gjashtë abstenuan.

Votimi në pako i nënkryetarëve përfshiu edhe përfaqësuesin e Listës Srpska, për të cilin ngritën dorën edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke siguruar kështu konstituimin e plotë të kryesisë së Kuvendit për mandatin e ri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy