Ministri serb e quan provokim aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci- Shqipëri:  Veprim i pamatur nga aleatët e NATO-s

by Nexhat

Ministri serb për Integrime, Nemanja Starovic, ka thënë se aleanca në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës është një provokim i rëndë në Ballkan.

Sipas tij, vendet aleate të NATO-s po bëjnë hapur një aleancë ushtarake me Kosovën, që sipas Starovic” e ka të ndaluar” të ketë ushtri sipas Rezolutës 1244.

banner

“Provokim i egër në Ballkan: Kroacia dhe Shqipëria, dy anëtarë të NATO-s, po ndërtojnë hapur një aleancë ushtarake me Kosovën, një entitet i panjohur të cilit i është ndaluar shprehimisht të ketë ushtri sipas Rezolutës 1244 të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar. Cili është qëllimi i vërtetë nëse jo të rrethojnë, frikësojnë dhe kërcënojnë Serbinë? Ky veprim i pamatur nga aleatët e NATO-s me një “jo-shtet” po shkatërron qëllimisht paqen e brishtë në rajon. Destabilizim i pastër i veshur si bashkëpunim!”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy