Mishetiq: Thaçi s’ka pasur njohuri për krime specifike të kryera nga anëtarë të UÇK-së

by Nexhat

Mbrojtja e Thaçit tha se Prokuroria pretendon se Thaçi ka qenë në dijeni se ndonjë anëtar i Qeverisë së përkohshme kishte kryer krime.

“Nuk ka prova përtej dyshimit të arsyeshëm që Thaçi të ketë caktuar bashkë të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë [së përkohshme]. Prokuroria nuk ka arritur që të provojë se Thaçi të ketë pasur njohur që ndonjë anëtar i Qeverisë së përkohshme të ketë kryer krime”, tha avokati Lluka Mishetiq.

banner

Sipas tij, Prokuroria kishte argumentuar se KFORI-i nuk kishte marrë njoftime nga UÇK-ja se po hetonte krimet e pretenduara nga anëtarët e saj.

“Nuk ka prova përtej dyshimit të arsyeshëm që Thaçi të ketë pasur njohuri për krime specifike të bëra nga anëtarët e UÇK-së që të ishin vartës të tij dhe për të cilët nuk ka pasur dijeni UNMIK-u dhe KFOR-i”, tha Mishetiq./REL/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy