Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë.
Postimi i plotë:
Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ju priftë e mbara!

