Osmani uron Haxhiun për zgjedhjen kryetare të Kuvendit, bën thirrje për bashkëpunim institucional

by engel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj në postin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe nënkryetarët e rinj për përgjegjësinë e marrë.

Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se Kuvendi i Republikës është themeli i demokracisë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve.

banner

“Besoj fuqishëm se udhëheqja e re e Kuvendit do ta ushtrojë këtë mandat me përgjegjësi demokratike, në respektim të Kushtetutës dhe me përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar presidentja.

Ajo ritheksoi nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional dhe funksionim të plotë të Kuvendit, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik, mbrojtjes së vlerave shtetërore e historike, si dhe avancimit të agjendës euroatlantike të vendit.

Në përmbyllje të mesazhit, Osmani uroi që mandati i ri të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore, kulturë të lartë demokratike dhe angazhim në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, duke u dëshiruar suksese në detyrën e re.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy