Në një takim letrar në Prishtinë, u promovua romani “Jam mysliman” i shkrimtarit Ben Blushi, një rrëfim ironik dhe filozofik mbi përplasjen mes fesë dhe shtetit laik në Shqipërinë moderne.
Ngjarjet zhvillohen në Rrugën e Kavajës dhe pasqyrojnë dilemat e individit përballë ndryshimeve shoqërore, identitetit dhe besimit.
“Jam mysliman” është botimi i dymbëdhjetë i autorit, pas romaneve të njohura si “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës”, “Kandidati” dhe “Komploti”

