Qentë robotikë do të patrullojnë në Botërorin 2026

by informim peje

Tifozët mezi po presin Botërorin, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke filluar më 11 qershor 2026. Mbështetësit e kombëtareve duhet të bëjnë kujdes, pasi Administrata Bashkiake e Guadalupes ka vendosur që të përdoren qen robotikë, për të rritur vigjilencën.

Këta qen robotikë, të quajtur divizioni K9-X, do të shërbejnë si sy shtesë në terren për autoritetet në Nuevo Leon. Të pajisur me lente kamerash, nuk do të mungojë as mikroçipi, teksa do të vlerësohen rreziqet para se të ketë situata potencialisht të rrezikshme.

banner

Duke shërbyer si një linjë fillestare mbrojtjeje, ata do t’u ofrojnë oficerëve një pamje paraprake të çdo kërcënimi të mundshëm përreth. Hector Garcia, kryetari i bashkisë së Guadalupe, prezantoi me krenari katër shembuj të këtyre krijimeve inovative para oficerëve, zyrtarëve të qytetit dhe Sekretarit të Sigurisë Publike, Alfredo Fabela. Në deklaratë, ai tha: “Kjo është forca policore që do të mbrojë Kupën e Botës!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy