Votohet Qeveria me 66 vota  – Kurti merr kompetencat e plota sërish në krye të ekzekutivit

by Nexhat

Pas më shumë se një viti, Kosova tashmë ka ekzekutivin e ri me kompetenca të plota. Kjo pasi që, Albin Kurti është zgjedhur sërish kryeministër i vendit.

I njëjti, që ushtroi pozitën e kryeministrit në nivel detyre, tashmë e ka marrë atë sërish me kompetenca të plota për një mandat katër vjeçar. Qeveria arriti të krijohej pas një bllokade një vjeçare e cila e kaploi tërë vitin 2025, shkruan Gazeta Express.

banner

Formimi i qeverisë u bë pak orë pas konstituimit të Kuvendit, proces i cili kaloi pa pengesa si në legjislaturën e kaluar. Në krye të kuvendit u ulë Albulena Haxhiu me 66 vota, me nënkryetarë Ardian Golën nga VV’ja, Vlora Çitaku nga PDK, Kujtim Shala nga LDK, dhe nga komunitetet Slavko Simic dhe, Emilja Rexhepi.

Pro Qeverisë Kurti 3 ishin 66 deputetë, kundër ishin 49 deputetë, ndërsa abstenime nuk ka pasur.

Më poshtë është kabineti i ri qeverisës i Kurtit:

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm  –   Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë –   Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministri i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim –  Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare –  Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme –  Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit –  Lulzon Jaxhiu

Ministër i Shëndetësisë  –  Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës –  Hajrulla Çeku

Ministre e Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor –  Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit – Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë –  Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim –  Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal –  Rasim Demiri

Ndryshe, institucionet e reja, legjislatura e re e Kuvendit, dhe, qeveria e re, u formuan nga rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy