Besnik Bislimi i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e zëvendëskryeministrit të parë Glauk Konjufcës, i cili do ta ushtrojë këtë funksion në kuadër të Qeverisë Kurti III.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bislimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku njoftoi për takimin e zhvilluar me Konjufcën dhe ceremoninë e dorëzimit të detyrës.
“Mirëprita Zëvendëskryeministrin e Parë njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Qeverisë Kurti III, Glauk Konjufca, për të bërë dorëzimin e detyrës. I urova sa më shumë suksese në angazhimin e ri, me bindjen e plotë se Glauku bashkë me ekipin e tij, do të vazhdojnë punët e mbara dhe shërbejnë për interesat e vendit gjatë këtij mandati qeveritar”, ka shkruar Bislimi.
Konjufca, i cili mban edhe postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, merr kështu zyrtarisht një nga pozitat kyçe në ekzekutiv, në kuadër të përbërjes së re të qeverisë.

