Bislimi jashtë qeverisë së re, i shpreh mirënjohje Kurtit dhe numëron ato që i konsideron të arritura sa ishte në detyrë

by Nexhat

Besnik Bislimi ka reaguar pasi nuk është përfshirë në kabinetin e ri qeveritar të Albin Kurtit.

Ai ka falënderuar Albin Kurtin për mundësinë, duke përmendur edhe punët e mira që thotë që janë kryer.

banner

Në mesin e tyre përmend liberalizimi i vizave, avancimi në zbatimin e reformave të agjendës evropiane.

Postimi i plotë:

Liberalizimi i vizave, avancimi në zbatimin e reformave të agjendës evropiane dhe aplikimi për anëtarësim, zhvillimi dhe politikat që sollën gjjithëpërfshirje, barazi dhe ritëm të qëndrueshëm të rritjes ekonomike dhe përfaqësimi i Kosovës në dialogun në Bruksel, për të mbrojtur interesat e shtetit tonë dhe prezantuar Kosovën si palë në këtë proces.

Këto ishin disa prej të arriturave dhe punëve që i shtyem përpara dhe realizuam gjatë mandatit të kaluar. Mirënjohje të thellë për Kryeministrin Kurti, për mundësinë e dhënë që të kontribuoj në këto procese të rëndësishme. Falënderoj kolegët nga kabineti qeveritar e gjithashtu edhe ekipin tim që më ka shoqëruar në këto 5 vite, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe rrugëtimin e përbashkët që na ka përcjellë mes sfidash dhe suksesesh të shumta.

Këtë mandat e kemi bërë më të mirën. Mandati i ri qeveritar, i cili vjen edhe me më shumë përgjegjësi dhe besim nga qytetarët, do të jetë edhe më i suksesshëm, me të arritura të reja, progres demokratik dhe zhvillim ekonomik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy