Dita e fundit e Gërvallës në MPJ, ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për punën si kryeparlamentar

by Nexhat

Ish-ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, sot ia ka dorëzuar zyrën kryediplomatit të ri, Glauk Konjufca.

Në një postim të saj, Gërvalla ka lavdëruar Konjufcën për punën qe ka bërë si kryetar i Kuvendit gjatë mandatit të fundit, derisa i ka uruar suksese në angazhimin e ri si shef i diplomacisë kosovare.

banner

Vetë ajo do të drejtojë ministrinë e Drejtësisë dhe do të ketë pozitën e zëvendëskryeministres.

“Në Qeverinë Kurti II, Glauk Konjufca në funksionin e tij si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka treguar maturi të lartë, aftësi të jashtëzakonshme për bashkëpunim dhe një sens të fortë për unitet gjithëpërfshirës. Ai ka ditur të udhëheqë me vizion dhe vendosmëri, duke e bërë Kuvendin, ashtu si i ka hije, institucionin më të fortë dhe më të përfaqësueshëm për qytetarët e Republikës sonë”, ka shkruar Gërvalla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy