Greva e paralajmëruar merr zhvillim, “Trafiku Urban” del me njoftim

by engel

Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” ka bërë të ditur se nuk do të hyjë në grevë nga dita e nesërme, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga punëtorët.

Përmes një njoftimi zyrtar, ndërmarrja ka theksuar se pas konsultimeve dhe dialogut të vazhdueshëm ndërmjet menaxhmentit dhe përfaqësuesve sindikalë, është arritur dakordim për vazhdimin e rregullt të punës dhe ofrimin e shërbimeve të transportit publik në Komunën e Prishtinës.

banner

“Sa i përket kërkesave të punëtorëve për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e pagave, ndërmarrja mbetet e përkushtuar që, në vazhdimësi dhe në përputhje me mundësitë financiare, të ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenies së punonjësve”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se për kërkesat konkrete të paraqitura nga sindikata, palët janë dakorduar që diskutimet e detajuara për mundësitë e realizimit të tyre të zhvillohen gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026.

Me këtë marrëveshje, qytetarët e Prishtinës do të vazhdojnë të marrin shërbimet e transportit urban pa ndërprerje, ndërsa negociatat mes sindikatës dhe menaxhmentit pritet të vazhdojnë në muajt në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy