Hargreaves uron Kurtin, thotë se Mbretëria e Bashkuar pret angazhim nga Kosova në dialogun e BE-së

by Nexhat

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e ri qeveritar për marrjen e detyrës.

Ai tha se pret bashkëpunim me ta, ndërsa shtoi se vendi i tij është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në reforma e forcim të institucioneve demokratike.

banner

“Unë i shpreh urimet e mia më të përzemërta Qeverisë së re të Kosovës. Pres me kënaqësi të bashkëpunoj ngushtë me Kryeministrin Albin Kurti dhe ekipin e tij të ri të ministrave në muajt në vijim. Një Kuvend dhe Qeveri funksionale janë thelbësore që Kosova të bëjë përparim në çështjet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët e saj. Mbretëria e Bashkuar qëndron e gatshme ta mbështesë Kosovën teksa ajo avancon me reformat, forcon institucionet demokratike dhe vepron në interes të të gjitha komuniteteve”.

Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar pret që Kosova të angazhohet në dialogun e BE-së dhe në stabilitetin rajonal.

“Ne gjithashtu presim me padurim angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si dhe nxitjen e stabilitetit, prosperitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Ky është një moment mundësie dhe Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i besueshëm ndërsa Kosova punon për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy