Murati: Rritja e numrit të ministrive synon rritjen e efikasitetit, jo akomodimin e koalicioneve

by engel

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka arsyetuar rritjen e numrit të ministrive, duke theksuar se vendimi nuk lidhet me akomodimin e koalicioneve politike, por me nevojën për riorganizim dhe rritje të efikasitetit institucional.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Murati deklaroi se gjatë mandatit të kaluar është vërejtur mungesë e sinergjisë në disa dikastere, të cilat sipas tij kanë qenë tepër të gjera për të funksionuar në mënyrë efektive.

banner

“Sa i përket numrit të ministrive, edhe kritika edhe argumenti ka qenë që të mos ketë ministri apo dikastere të cilat bëhen sa për të akomoduar koalicionet e gjera që bëheshin në të kaluarën. Kishte ministri që kishin 7 zëvendësministra, 5 zëvendësministra, ndoshta jo aq e nevojshme. Në rastin tonë nuk është kjo nevojë që të ketë koalicion të gjerë sepse kemi shumicën e nevojshme”, u shpreh Murati.

Ai shtoi se përkundër kësaj, përvoja e mandatit të kaluar ka treguar se struktura ekzistuese nuk ka prodhuar efikasitetin e synuar që nga fillimi.

“Ka pasur raste kur dikasteri ka qenë shumë i gjerë dhe nuk është arritur efikasiteti i nevojshëm që është synuar qysh në fillim të mandatit. Prandaj është paraparë që të ketë një riorganizim tek Ministria e Punëve të Brendshme me Administratën Publike dhe Digjitalizimi të ketë një ndarje prej bashkimit që ishte bërë më herët”, deklaroi ai.

Nga 15 ministri sa ishin në të kaluarën, në Qeverinë Kurti numri i tyre është rritur në 19, duke shtuar katër dikastere të reja. Qeveria argumenton se ndryshimet synojnë përmirësimin e funksionimit dhe rritjen e performancës institucionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy