Shtohen katër ministri, Ramadani: Kosova nuk ka luks për Qeveri të luksit

by Nexhat

Ditën e djeshme u konstitua Kuvendi dhe u formua qveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti.

Ndryshe nga hera e kaluar, Qeverisë ‘Kurti 3’ ju shtuan edhe katër ministri nga 16 sa ishin më herët duke e quar numrin në total 20.

banner

Janë shtuar Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Ministria e Administratës Publike dhe e Digjitalizimit. Gjithashtu, Ministria e Sportit dhe Rinisë është ndarë nga ajo e Kulturës, ndërsa janë ndarë edhe Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Tregtisë dhe Transportit.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Burim Ramadani.

Ramadani tha se rritja e Qeverisë është barrë e rëndë buxhetore për Kosovën.

Ai tha se ‘Kosova nuk ka luks për Qeveri të luksit’ dhe s’e duhej të ndodhte e kundërta.

“Barrë e rëndë buxhetore për Kosovën është rritja e Qeverisë. Më shumë Ministra, zëvendësministra, këshilltarë, asistentë, shofera, dreka e darka, mëditje dhe shpenzime tjera.Kosova nuk ka luks për Qeveri të luksit.E kundërta do të duhej të ndodhte. Një qeveri më e vogël dhe e konceptuar më mirë dhe të jetë më funksionale.” deklaroi Ramadani.

“Duket më shumë një turmë e Ministrive që do të marrin disa muaj vetëm për të qartësuar mandatin dhe kompetencat e tyre.Qytetarët e Kosovës vazhdimisht kanë qenë kundër luksit qeveritar, madje këtë e kanë shprehur në vazhdimësi përmes formave të ndryshme” tha Ramadani 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy