Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 50 aksidente trafiku. Prej tyre, 17 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 33 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Autoritetet gjithashtu kanë njoftuar se në të njëjtën periudhë kohore janë shqiptuar 2,389 gjoba ndaj shkelësve të rregullave të trafikut rrugor.
Po ashtu, 44 persona janë arrestuar, 26 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

