Gjendet i vdekur 43-vjeçari në një fshat të Malishevës, deklarohet Policia: Po hetohet rasti

by Nexhat

Një mashkull, 43 vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në fshatin Llapçevë, në komunën e Malishevës.

Këtë, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi.

banner

Ajo ka bërë të ditur edhe se, prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe se, është iniciuar rast ‘’hetim i vdekjes’’.

‘’Më datë 13 shkurt 2025, rreth orës 14:00, kemi pranuar informacion se në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa shenja jete në një objekt banimi.

Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe poashtu është gjetur një armë e shkurtër.

Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është inicuar rast ” Hetim i vdekjes” dhe trupi i viktimës është dërguar në IML.’’, ka thënë Krasniqi .

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy