Kryetari Muhaxheri priti në takim Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash

by informim peje

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e sigurisë në komunën tonë, bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërinstitucional, si dhe përkushtimin e përbashkët për ruajtjen e stabilitetit dhe rendit publik.

banner

Kryetari Muhaxheri theksoi rëndësinë e mbështetjes së KFOR-it dhe rolin e tij në garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.

Nga ana tjetër, gjeneralmajori Ulutaş e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet komunale, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit dhe partneritetit në funksion të paqes dhe sigurisë në rajon.

Komuna e Pejës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy