Kurti çon njoftim për një takim me Sekretarin e Brendshëm të Gjermanisë në Konferencën e Mynihut

by Nexhat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke,

Në njoftimin e ZKM’së, thuhet se gjatë takimit është diskutuar edhe për çështje që ndërlidhen me qytetarët e Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror.

banner

‘’ Kryeministri Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re’’, thuhet mes tjerash nga ZKM.

Komunikata:

Kryeministri Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke

Mynih, 13 shkurt 2026

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke.

Kryeministri Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re.

Gjatë takimit u theksua zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik i shtetit tonë, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, edhe në fusha si siguria dhe lufta kundër krimit.

U diskutuan edhe çështje që ndërlidhen me qytetarët e Republikës së Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror, një çështje tashmë e qartësuar dhe rregulluar në mënyrë që ata të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë, ndonëse ende ka raste me problematika të ngjashme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy