Muhaxheri pret në takim Ulutas, KFOR jep detaje: Takimi u fokusua në thellimin e marrëdhënieve institucionale

by Nexhat

KFOR ka njoftuar se komandanti i këtij misioni, Ozkan Ulutas, është takuar me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Siç bën të ditur KFOR, takimi është realizuar në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të KFOR-it për të forcuar bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon, si dhe takimi, u fokusua në thellimin e marrëdhënieve institucionale dhe rikonfirmoi përkushtimin e përbashkët për një mjedis të sigurt,

banner

”Angazhime të tilla të rregullta janë element kyç për të siguruar njohuri të drejtpërdrejta dhe të vlefshme mbi realitetet lokale, për të nxitur besimin e ndërsjellë dhe për të rritur aftësinë e KFOR-it për të përmbushur në mënyrë efektive mandatin e tij”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me Kryetarin e Komunës së Pejës/Pećit, z. Gazmend Muhaxheri, në ambientet e komunës

Takimi, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të KFOR-it për të forcuar bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon, u fokusua në thellimin e marrëdhënieve institucionale dhe rikonfirmoi përkushtimin e përbashkët për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Angazhime të tilla të rregullta janë element kyç për të siguruar njohuri të drejtpërdrejta dhe të vlefshme mbi realitetet lokale, për të nxitur besimin e ndërsjellë dhe për të rritur aftësinë e KFOR-it për të përmbushur në mënyrë efektive mandatin e tij.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy