Opozita e fiton “betejën” e parë në Kuvend, shtyhet për të hënën seanca për leximin e parë për Buxhetin

by informim peje

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë kërkuar të paktën tre ditë kohë për ta lexuar dhe analizuar dokumentin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2026.

Të tri partitë, pavarësisht insistimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe LVV-së, s’kanë përkrahur shmangie nga rregullorja për të shqyrtuar në lexim të parë Projektligjin për Buxhetin.

banner

Duke parë një situatë të tillë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur një konsultë mes shefave të Grupeve Parlamentare dhe ministrit, Hekuran Murati.

Pas një konsulte disa minutëshe, është marrë vendim që të shtyhet seanca për leximin e parë të Buxhetit për të hënën në orën 10:00.

“Kjo seancë shtyhet për të hënën në orën 10:00. Leximi i parë i Buxhetit për Buxhetin është në orën 10:00”, ka thënë Haxhiu./Express/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy