Pas Planit të Rritjes, Kuvendi miraton edhe një marrëveshje tjetër me Bankën Botërore

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe një tjetër marrëveshje ndërkombëtare, këtë herë me Bankën Botërore.

Kryetarja e Kuvendit Haxhiu ka thënë se “për” kanë votuar 103 deputetë dhe 5 abstenime.

banner

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se si rezultat i kësaj marrëveshjeje Kosovës i vihen në dispozicion 90.3 milionë euro dhe pa kamatë fare.

“Marrëveshje financimi e nënshkruar me bankën botërore, konkretisht agjencinë ndërkombëtare për zhvillim në vlerë prej 90.3 milionë eurove. Këto mjete janë në dispozicion por duhet ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Kjo marrëveshja ka kushtet shumë të mira, me normë të interesit 0%”, ka thënë Murati para hedhjes në votim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy