“Rama armik i rrezikshëm për sigurinë”/ Berisha: Më akuzojnë se po njollos Shqipërisë, por unë po mbroj interesat e shqiptarëve

by Nexhat

Ata që sulmojnë Sali Berisha se po njollos Shqipërinë u hem puthuni me dash Sulën se Berisha po mbron interesat e çdo shqiptar të ndershëm dhe çdo atdhetari që e do Shqipërinë.

Kreu i PD Sali Berisha i është përgjigjur kritikëve, të cilët e kanë akuzuar se po njollos Shqipërinë,. Berisha i ka kursyer ironitë duke u shprehur “atyre u them puthuni me Dash Sulën”.

banner

“Qytetarët me kryengritjen e tyre paqësore, u bënë zëri i kombit shqiptar. Ishte ky zë që sensibilizoi, që nxiti ndihmoi, lehtësoi vendimet më të rëndësishme ndaj një personi që është armik i rrezikshëm për kombin shqiptar për sigurinë e Europës dhe NATO-s dhe ai quhet Edi Rama. Shpreh mirënjohje ndaj atyre që i rezervuan Ramës atë që meriton. Burra e gra , të rinj e të reja u mblodhën nga të katër anët e Shqipërisë dhe bënë që të dëgjohet zëri i tyre për të gjitha aktet dhe vjedhjet e Ramës. Dua të garantoj që është nga më të papërsëriturat historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk ka ndodh kurrë që një vendi anëtar të NATO-s t’i mbyllen dyert në Forumin e Davos, të mos lejohet të shkojë. Edhe për faktin se kishte deklaruar se me nder të madh pranonte anëtarësinë në  Bordin e Paqes, por i zoti i shtëpisë i këtij Forum nuk donte të turpëronte sallën Edi Rama me praninë e tij dhe ai mbeti pa ftesë. Për t’i vënë kapak damkosjes së njeriut që përdor mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tij, për t’i vënë kapak ndëshkimit diplomatik të hajduti që përdor lubinë si parzmore për mbrojtjen e vet është kjo e pashembullta në historinë e Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku marrin pjesë personalitete më të rëndësishme. Ju nuk mund të kei njoftim zyrtar nga Rama, por ekipi i dërguar mbeti i tromaksur, ndërsa në tavolinë gabimisht protokolli kishte vendosur emrin e Ramës se do ishte dhe dikush u kujtua dhe e hoqi se Rama nuk shkon dot në Mynih. Është zhvillim përpjekjen e opozitës për rikthimin e rendit Kushtetues”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy