Shqiptarët po lindin më pak! Shifrat demografike tregojnë rënie drastike edhe në vitin 2025, 74% më pak se 3 dekada më parë

by Nexhat

Ulja e lindshmërisë në vend vijon të mbetet një fenomen shqetësues.Shifrat e fundit të vitit 2025 tregojnë një rënie drastike të numrit të lindjeve me rreth 74% krahasuar me fillimin e viteve ’90, ku Shqipëria regjistronte një rekord prej 82,125 lindjesh, ndërsa 35 vite më vonë, ky numër ka zbritur në nivelin kritik prej 21,425. Duke i cilësuar këto shifra alarmante sociologu Gëzim Tushe rendit një sërë faktorësh që lidhen me këtë fenomen.

“Një nga shkaqet kryesore rritja e nivelit kulturore të familjes së sotshme veçanërisht të grave të cilat nuk e kanë më idealin kryesor sjelljen e fëmijës në jetë por krahas tij kanë edhe synime të tjera si karriera. Së dyti emigracioni që është plagë e madhe sociale sepse largohet përgjithësisht popullsia riprodhuese.E treta ka filluar të hyjë kultura e familjes një bërthamore, pra gjithmonë dhe më pak fëmijë sepse fëmijët kanë kosto më të madhe për tu mbajtur”, shpjegon ai.

banner

Goditjen më të rëndë e ka pësuar qarku i Dibrës, i cili kryeson listën me rënien më të madhe në rang kombëtar prej 20.4% pas saj vjen Korça.

“Janë dy qytete krejt të ndryshme Korça ka resurse më shumë se Dibra kështu që mesa duket diferencimi midis Dibrës dhe Korçës ka arsye të tjera nga njëra ana kjo tregon se popullsia e Dibrës ka një përshtatshmëri”, shprehet Tushe.

Sociologu Gëzim Tushe apelon për ndërhyrje konkrete nga ana e qeverisë duke kërkuar ngritjen e strukturave mbështetëse sociale dhe ekonomike që do të ndihmonin në frenimin e rënies së lindshmërisë dhe në nxitjen e krijimit të familjeve të reja

Ndërsa numrat flasin qartë, Shqipëria përballet me një sfidë të heshtur, po plaket më shpejt se po rritet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy