Trajneri i kombëtares së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka folur pas shortit të Ligës së Kombeve, ku Irlanda do të përballet me Kosovën, Izraelin dhe Austrinë.
Në një deklarim për media pas shortit, Hallgrimsson u shpreh se nuk kishte qenë i informuar për formën e jashtëzakonshme të Kosovës në ndeshjet e fundit.
“Do të jetë një grup i fortë. Nuk kam qenë i informuar paraprakisht për formën e Kosovës. Vërtet mbresëlënëse. Nga 15 ndeshjet e fundit, ata kanë regjistruar dy humbje, dy barazime dhe kanë fituar 11 ndeshje”, tha Hallgrimsson.
Ai shtoi se Kosova po ashtu është në play-off të Botërorit, sikurse Irlanda, duke e konsideruar atë një kundërshtar të fortë.
Për Austrinë dhe trajnerin e tyre, Ralf Rangnick, Hallgrimsson tha se ka informacion mbi mënyrën se si luajnë dhe i konsideron gjithashtu kundërshtarë të vështirë.
Një vlerësim të ngjashëm ai dha edhe për Izraelin

