14 persona të arrestuar në Gjilan për falsifikim të rezultateve zgjedhore

by engel

Katërmbëdhjetë kryesues dhe anëtarë të komisioneve numëruese në Gjilan janë arrestuar të premten nën dyshimin për manipulim me vota gjatë procesit të numërimit.

Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, më 13 shkurt 2025 janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona në cilësinë e të dyshuarve, të cilët kanë qenë kryesues dhe anëtarë të komisioneve numëruese në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Gjilan.

banner

“Me datë 13.02.2025 në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan, me dyshimin se gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore. Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ky veprim vjen pas një serie hetimesh të zhvilluara në disa qytete të Kosovës lidhur me dyshime për manipulim të votave pas publikimit të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim, ndërsa raste të ngjashme janë raportuar edhe në komuna të tjera të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy