Gjesti kritikon industrinë: muzika ka humbur identitetin

by jonzefaj

Artisti i njohur Gjesti është shfaqur së fundmi mjaft kritik ndaj kolegëve të tij në estradë, duke ndezur debat mes ndjekësve me deklaratat e drejtpërdrejta për gjendjen aktuale të muzikës.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai u shpreh i pakënaqur me ritmet dhe projektet që po prodhohen aktualisht, duke i cilësuar ato si “të tmerrshme”.

banner

Në reagimin e tij, këngëtari la të kuptohet se është në një fazë reflektimi dhe pune intensive për materialet e reja muzikore, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të bëjë ndryshime të mëdha në projektet që po përgatit.

“Ja po e ndryshojmë, ja po e lëmë. Me thanë dikush ‘wow, shih çka ka bë’. Jam tu u përgatitë deri në fund të marsit. Ja po e ndryshojmë, ja po e lëmë krejt”, u shpreh ai, duke nënvizuar se kërkon të sjellë diçka ndryshe nga ajo që po qarkullon aktualisht në treg.

Sipas tij, ritmi që po dominon skenën muzikore nuk i përshtatet vizionit artistik që dëshiron të prezantojë, gjë që duket se e ka shtyrë të rishqyrtojë drejtimin e projekteve të ardhshme.

Këto deklarata kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, ku fansat janë ndarë mes atyre që e mbështesin sinqeritetin e tij dhe të tjerëve që e shohin si kritikë të ashpër ndaj industrisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy