Mbi 49 kilogramë ari dhe mijëra euro të sekuestruara në aksionin në Pejë

by engel

Mbi 44 kilogramë stoli ari dhe mijëra euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë një aksioni të zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Pejë, ku cak ishin disa argjendari.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni është realizuar më 13 shkurt 2026, rreth orës 16:30, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpive dhe lokaleve të të dyshuarve janë gjetur sasi të konsiderueshme ari dhe valutash të ndryshme.

banner

Në njërin rast, gjatë kontrollit të shtëpive dhe lokaleve të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë sekuestruar rreth 4 kilogramë e 713 gramë stoli ari, një orë dore prej ari, 12 mijë euro, 2 mijë e 410 franga zvicerane dhe 2 mijë e 400 dollarë amerikanë.

Ndërkaq, në një rast tjetër, gjatë kontrollit të pronave të një të dyshuari tjetër mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 44 kilogramë e 470 gramë stoli ari.

Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me veprën penale të dyshuar po vazhdojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy