“PËRGJAKET” SHËN VALENTINI/ Zbardhet e vërteta për ngjarjen në Sauk: Policia arreston 2 shtetas, 3 të tjerë në arrati: 18-vjeçarja dyshohet se u.. 

by informim peje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një vajzë ka mbetur e plagosur me armë zjarri pranë Fakultetit të Ekonomikut.

Vajza është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes apo vendi i saktë ku ka ndodhur plagosja.

banner

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në një hotel në zonën e Saukut.

E reja është transportuar në spital nga një punonjës i hotelit. Ende nuk dihet identiteti i vajzës por mësohet se ajo është studente.

Sa i përket autorit, ai ende nuk është identifikuar, por është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia e Tiranes njofton:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndryshimet në Kodin Penal në fuqi nga 28 shkurti: Mbrojtje për të miturit, gazetarët, mjedisin e sigurinë publike
Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy