Colturi e 16-ta në slalomin gjigant, Brignone fiton të artën

by Nexhat

Emocione të mëdha ka sjellë gara e slalomit gjigant për femra në ski në Milano Cortina 2026.

Garuesja shqiptare, Lara Colturi, bëri një paraqitje të shkëlqyer në lëshimin e parë, duke zënë vendin e katërt me kohën 1:03.97.

banner

Pritshmëritë për një medalje historike ishin të mëdha, por në lëshimin e dytë ajo nuk arriti të japë më të mirën dhe përfundoi garën në vendin e 16-të.

Kurse, skiatorja tjetër shqiptare, Semire Dauti, përfundoi garën në vendin e 44-t.

Fituesja e garës u bë italiania Federica Brignone, e cila merr medaljen e artë të dytë në këto Lojëra Olimpike Dimërore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy