Hoxha: Osmani dhe Begaj pjesëmarrës në marshin “Drejtësi, jo politikë”

by Nexhat

Përfaqësuesja e organizatës, Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se në marshin që do të mbahet më 17 shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës, do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Ne kemi qenë dhe kemi takuar presidenten dhe ajo ka përgjigjur pozitivisht ftesës sonë. Ka komunikuar dhe ka shprehur gatishmërinë që të vijë me një grup nga Presidenca në marsh. Gjithashtu ka ofruar dhe mbështetje për çështjet që kemi pasur mundësi të diskutojmë”, tha Hoxha.

banner

Ajo në emisionin “Info Magazinë” në Klan Kosova, tha se është shumë e lumtur për pjesëmarrjen e tyre dhe shprehu shpresën që edhe akterë  të tjerë institucionalë do t’i bashkohen këtij marshimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy